FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni për ”Big-ët”, Dortmundi thyen kampionët e Anglisë

Është zhvilluar në Chicago ndeshja e parë e “International Champions Cup 2018”, mes Dortmundit e Manchester City-t e mbyllur me fitoren e gjermanëve.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje është shënuar në minutën e 28 të pjesës së parë, kur Gotze ktheu në gol një 11-metërsh.

Me mungesa të shumta, por me një emër të ri në skuadër si Mahrez, kampionët e Anglisë nuk mundën të merrnin të paktën një barazim nga ky takim, ku duhet theksuar fakti se Dortmundi zbriti në fushën e lojës me një formacion më të mirë, duke pasur në lojë disa nga lojtarët që pritet të jenë titullar këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë turne vere marrin pjesë skuadrat më në zë të futbollit, si Reali i Madridit, Barcelona, Bayern München, Juventus, Roma, Inter, Milan e PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?