Shah, Grandmaster Erald Dervishi fiton Turneun Frankofon të Rapidit

Foto IM Pancevski (MKD)- GM Dervishi(ALB) ( djathtas ) Nga Turneu Ndërkombëtar ‘Open Durrës 2013’, i fituar nga GM Erald Dervishi

Me pjesëmarjen e 206 shahistëve nga 20 vende të ndryshme, në Tuniz u zhvillua djeTurneu i Rapidit i Vendeve Frankofone ( 5eme RIDEF ).

Arian Bllaca, instruktori kombëtar i FIDE, bëri të ditur se “u luajtën 9 raunde me kohën 15 min.+5 sec/move për çdo lojtar, ku në përfundim të të cilave fitues u shpall Garandmasteri shqiptar Erald Dervishi. GM Dervishin, shorti e përballi me 1 GM, 4MN, 1 FM dhe 3 lojtarë pa tituj ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 8 fitore dhe vetëm 1 ndeshje te humbur, ndonëse me pikë të barabarta me 2 shahistët nga Franca, përkatësisht GM Abergel Thal dhe IM Bellahcene Bilel, të cilët u klasifikuan në vendin e dytë dhe të tretë – ai u shpall fitues. Sukses i padiskutueshem i Grandmasterit Erald Dervishi, – komentoi instruktori i njohur Bllaca, – ai meriton urimet më të mira të komunitetit shahistik shqiptar dhe jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë garë mori pjesë edhe WCM Rozana Gjergji e Shqipërisë, e cila me 5.5 pikë të grumbulluara siguroi vendin e 61-të mes 206 pjesëmarrësve.
So rifillon gara standart ( raundi i pestë ) ku përballë GM Dervishit, do të jetë rivali i fortë GM Abergel Thal nga Franca.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?