Shah, Mjeshtri i Madh Erald Dervishi kryeson ‘Frankofoninë’, Kombëtarja fiton me Kosovën
Vazhdon në Tunizi “5iemes Recontres Internacionales des Echess Francophones” me pjesëmarrjen e rreth 250 lojtarëve nga Europa dhe Afrika.
Në përfundim të 4 raundeve të para në kryesim me pikë të plota ( 4 pike) jane vene GM Erald Dervishi (ALB) 2552, GM Abergel Thal (FRA) 2462, dhe IM Fred Berend (LUX) 2367 te cilet ndiqen nga afer (me 3,5 pike) nga 8Mjeshtra te Medhenj dhe Nderkombetare. Me shume rendesi per realizimin e synimit per fitimin e ketij Turneu do te jete perballja e raundit te 5-te qe do zhvillohet sot e GM Dervishit me pretendentin aktual, francezin GM Abergel Thal. Ne kete Turne garon edhe Mjeshtre Rozana GJERGJI e cila mbas 4 takimeve renditet ne vendin e 86 me dy fitore.
Nderkohe ne Krete vazhdon Kampionati Europian me Perfaqesueset ku mbas raundit te 3-te kryeson e veteme me tre match-e te fituara (6 pike) skuadra Kampione e Rusise. Shqiperia mbreme, fale fitores se FIDE Master Franc ASHIKUT kaloi me sukses ( 2,5-1,5 ) Perfaqesuesen e Kosoves dhe aktualisht renditet ne vendin e 32-te mes 40 formacioneve pjesmarese. Sot ne raundin e katert do te kene perballe formacionin e Greqise(2), takim ky, nisur nga perberjet e skuadrave, aspak i lehte per t’u kaluar.
Në foto: Erald Dervishi

KOHA JONË SONDAZH

