Shaqiri drejt Liverpoolit për 13 milionë paund

Xherdan Shaqiri është shumë pranë kalimit te Liverpooli. Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Zvicrës do të ndërrojë skuadër këtë verë pas rrëzimit të Stoke City-it në Championship. Në ishull janë disa klubet që interesohen për ish-lojtarin e Interit por në pole-position qëndron Liverpooli pasi edhe vetë Xherdani dëshiron të transferohet në Anfield Road.

Pistat Manchester United dhe Southampton ka rënë poshtë tashmë pasi Shaqiri ua ka bërë të qartë drejtuesve të Stoke që ta shesin te The Reds. Për 13 milionë paund Stoke City është gati ta lërë të lirë lojtarin dhe nëse Liverpooli e paguan këtë shifër atëherë Xherdan Shaqiri do të vendoset nën urdhrat e Jurgen Klopp.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?