Shaqiri shënon, por nuk e shpëton dot Stoke nga rënia nga Kategoria (VIDEO)
Ekipi i Xherdan Shaqirit do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, teksa sot e ka siguruar dhe matematikisht rënien pas humbjes ndaj Kristal Palas.
Mesfushori shqiptar në “Britannia Stadium” u përpoq shumë që të merrte një rezultat pozitiv. Ai madje realizoi një gol nga një goditje dënimi, që u devijua dhe përfundoi në portë.
Por në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e “Shqiponjave”. Mekrtur finalizoi pas një kundërsulmi me një diagonale precize, e më pas Van Aanholt shënoi golin e fitores.
KOHA JONË SONDAZH

