Shehi: Me Partizanin fitorja vlen dyfish, na duhen pikët

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, e konsideron shumë të rëndësishme sfidën e parë të fazës së tretë me Partizanin, që më shumë se për objektivin përfundimtar, sipas tij do të vlejë për vazhdimësinë.

“Të flasësh për rëndësinë e ndeshjes është e kotë, sepse dihet çfarë rëndësie ka kjo sfidë për ne. Luajmë kundër një rivali direkt, siç është Partizani. Një arsye tjetër është sepse në ndeshjet e fundit nuk kemi marrë pikët. Këto e bëjnë dyfish të rëndësishme këtë takim, duke ditur dhe objektivat tona.

Lojtarët që mungojnë kanë qenë pjesë e formacionit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Demte, Bregu, Krasniqi, duke shtuar dhe Alitin që mungon për arsye kartonësh, kanë qenë lojtarë bazë. Mungon 40% e skuadrës, por gjithsesi, ne do të mësohemi me këtë. Futbolli i tillë është. Kam besim që çunat që do t’i zëvendësojnë nesër, do të jenë në lartësinë e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkato? Kemi plotësuar kontingjentin aty ku donim. Ndoshta në ditët e fundit mund të sjellim ndonjë prurje tjetër, por për momentin jemi “OK”. Presim edhe rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar. Mendoj që jemi të plotësuar”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?