FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi: Na mungon eksperienca, nuk kemi lidhje me Dinamon …

Skënderbeu pësoi humbjen e 5-të radhazi në kampionat ndaj skuadrës së Partizanit, duke lejuar këta të fundit që të krijojnë një shkëputje të konsiderueshme. Trajneri Orges Shehi pas ndeshjes tregoi vështirësit e ekipit të tij.

“E nisëm ndeshjen 0-1 nga një moment që mund të evitonim, por ka meritë edhe kundërshtari. Pastaj u bë e vështirë ndeshja. Duhet përvojë edhe në sulm, sepse ne kemi përvojë vetëm në mbrojtje. Kemi provuar shumë, kemi futur Pëllumbin nga e djathta, pastaj nga e majta. Nuk kishim shumë zgjedhje, edhe për Krasniqin ishim në dyshim.

Edhe Asanit nuk i kanë ardhur dokumentet. Taipi ka vetëm pesë ditë që ka ardhur në ekip, luajti në kupë, por menduam ta niste nga stoli. Krasniqi është lojtari ynë kryesor në sulm dhe nuk donim të rrezikonim, duke e aktivizuar për më shumë minuta. Shpresojmë të ndryshojmë në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dëmtojmë Partizanin? Një perceptim i pabazë dhe nuk dua ta komentoj këtë çështje. Humbje si Dinamo vite më parë? Nuk kemi asnjë lidhje me atë skuadër. Ishte një Dinamo me yje, kurse ne po luajmë me djem të rinj. Nuk mund të krahasohemi, sepse nuk ka lidhje mes dy ekipeve”, ka theksuar trajneri i Skënderbeut pas humbjes së fundit”, deklaroi Shehi pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?