Shënoi 4 gola ndaj Spalit, Imobile shijon pushimet me super të dashurën

Çiro Imobile është njeriu i momentit në Seria A. Sulmuesi i skuadrës së Lacios është golashënuesi më i mirë këtë sezon me 20 gola të shënuar duke lënë pas Mauro Ikardin.

27-vjeçari shënoi katër gola në fitoren e Lacios në fundjavë ndaj Spalit, duke treguar se po gëzon ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij. Seria A ka marrë pushimet për dy javë, teksa futbollistët po e shfrytëzojnë më së miri këtë periudhë.

Imobile ka zgjedhur plazhet magjepse në Ishujt Maldive së bashku me të dashurën e tij Xhesika, e cila është ndoshta dhe çelësi i formës së tij shumë të mirë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?