Shënoi dy gola ndaj Liverpulit, por Naingolan “qan” gafën: Gabimi im peshon shumë …

Roma mori një fitore të madhe dje në mbrëmje ndaj Liverpulit në shifrat 4-2, por ky rezultat nuk mjaftoi për të shkuar në finale. Verdhekuqtë e nisën keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e 9-të, pasi mane përfitoi nga një gabim i Naingolan.

Lojtari belg po tentonte të hapte lojën në krahun e majtë, përpara se të bënte një pasim të pasaktë dhe të ngadaltë horizontal. Naingolan ndërkohë në fundin e ndeshjes shënoi një gol spektakolare nga distanca, dhe kthehu në gol një 11-metërsh, por gjithsesi ai ndjen peshën e fajit.

Lojtari vetë i ka postuar në Instagram mendimet e tij pas ndeshjes: “Krenar për të qenë pjesë e këtij ekipi. Më vjen keq për gabimin, që ka peshuar rëndë në rezultatit final. Ecim përpara…”

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?