Shënoi supergol ndaj Kukësit, Batha: Ushtrohem për t’ perfeksionuar, fitore e merituar!

Ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, duke frymëzuar skuadrën e tij drejt një përmbysje të madhe. Po flasim për Idriz Bathën, i cili shënoi një super gol që vendosi baraspeshën dhe luajti mjaft mirë.

“Nuk mendoj se ishim nervozë gjatë gjithë ndeshjes. Kishim më shumë karikim seç duhet. Kukësi ka vlerat e veta dhe na e bëri ndeshjen më të vështirë. Nuk e vumë në diskutim që ishim dominues. Është bukur të shënosh në çdo stadium. Ishte bukur se fituam ndaj një prej rivalëve tanë kryesorë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin.

Tirana me këmbë në tokë? Nuk jam dakord që është e tjetër planeti. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi bërë asnjë gjë. Ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen. Ekipet e tjera karikohen më shumë. Ka ndryshuar harmonia brenda ekipit. Ka të bëjë shumë pjesa si menaxhon grupin e lojtarëve dhe si shkojnë lojtarët me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goditjet e dënimit? Është e vërtetë që ushtrohem. Kur ushtrohesh të ndihmon për t’u perfeksionuar. Të jem realist kur pësuam golin më erdhi shumë keq, gjatë gjithë kohës thosha me vete nuk meritojmë të humbim. Nuk u dorëzuam. E them me bindje plotë që nuk e meritonim ta humbim. Ndoshta nuk e meritonim ta fitonim, por fati ishte në krahun tonë”, deklaroi Batha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?