Sherr masiv pas ndeshjes Milan-Lazio, si gjithmonë e nis Ibrahimovic (VIDEO)
Në fundin e ndeshjes Milan-Lazio nuk do të mungonin edhe përplasjet fizike mes futbollistëve. Trajneri i Lazios hyri në fushë dhe gjithë inatin ia nxori lojtarit të Milanit, Saelemaekers për një qëndrim gjoja provokues dhe në kufi me talljen në minutat e fundit të ndeshjes: “Duhet të tregosh respekt!”
Më pas Sarri u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Chiffi. Disa lojtarë u bënë pjesë e konfliktit përfshirë Ibran dhe Lucas Leivan. Suedezi ishte ai në fakt që e ndezi situatën pasi kapi prej qafe brazilianin duke sjell edhe përplasje mes futbollistëve.
KOHA JONË SONDAZH

