Sherri mes Bufon dhe Benatia, portieri i Juves tregon të vërtetën e lajmit që ka pushtuar mediat

Kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka dalë në një intervistë për kanalin zyrtar të bardhezinjve për të folur për përplasjen që ka pushtuar sot mediat italiane me Benatia. Lideri i “Zonjës së Vjetër’ ka sqaruar se ngjarja është e gjitha e stisur nga mediat për të destabilizuar ambientin.

“Janë thashetheme, dhe kjo duket e qartë. Ka nga ata që duan të na destabalizojnë mjedisin e klubit. Është normale, siç ka ndodhur gjithmonë që unë kam qenë te Juventusit, ka pasur edhe momente kur kemi pasur diskutime, por kurrë që unë të fajësojë një lojtarë në veçanti. Derisa unë të jem kapiteni i kësaj skuadre, ju siguroj që nuk do të ndodhë kurrë. Benatia është një djalosh shumë i respektueshëm, i cili erdhi për t’u bashkuar me një grup të jashtëzakonshëm. Më vjen keq që është bërë pjesë e këtyre lajmeve të rreme, por unë mendoj se duhej një sqarim për këtë shpifje.

Gara për titull? Kemi humbur 5 pikë në ditët e fundit, por jemi gjithmonë në avantazh, edhe pse vetëm me një pikë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë këtë avantazh deri në fundin e kampionatit. Me Interin është një sfidë vendimtare, por do të jetë edhe me Bolonjën, me Romën apo Veronën, apo në finalen e Kupës. Në këto 20 ditë duhet të futemi me egërsi dhe “brutalitet sportiv”, në të cilin të gjithë duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë Bufon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?