Sherri në fushë me Ronaldon, Florenzi sulmon portugezin

Roma fitoi mbrëmjen e djeshme 2-0 ndaj Juventusit.

Gjatë ndeshjes, mesfushori i skuadrës së Romës, Alesandro Florenzi, pati një përplasje verbale në fushë me Cristiano Ronaldon.

Pas ndeshjes, lojtari berdhekuq ka folur për incidentin duke sulmuar yllin portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Florenzi tregoi:

Swiss Digital Mobile Reklama
Çfarë më tha ai? Nuk ka rëndësi, ne nxorëm topin dy herë jashtë dhe ai vazhdoi lojën. Mund ta kishim bërë të njëjtën gjë me Kolarov në pjesën e parë, por nuk jemi si Ronaldo.
Kristiano është një fitues i ‘Topit të Artë’, është një kampion që e ka merituar atë vlerësim gjithmonë, por fatkeqësisht mendon se ajo që bëri ishte e drejtë.
Unë u mundova të vazhdoj lojën. Kam bërë edhe unë disa gjëra jo të hijshme në fushë, por gjithçka ka qëndruar brenda kuadratit”.

Kujtojmë që gjatë përplasjes, Ronaldo iu drejtua Florenzit me fjalët: “Ti je shumë i vogël për të folur me mua!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?