FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shevchenko flet për përballjen me Kosovën

Ukraina është kundërshtari i tretë në ndeshjet kualifikuese për Kosovën, takim ky që ende nuk dihet se ku do të luhet, pasi Ukraina nuk njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e vendit tonë.

Trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi i mirënjohur Andry Shevchenko, në një intervistë për mediat ukrainase, është pyetur edhe për dy takimet e tetorit, atë me Turqinë dhe Kosovën.

Sipas tij, me rezultatin e Kosovës 1:1 ndaj Finlandës, është treguar se në këtë grup nuk ka autsajder.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të “EURO 2016”. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme. Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje”, deklaroi Shevchenko për mediat ukrainase, raporton gazetaolle. Ukrainë–Kosovë do të luhet më 9 tetor, por që vendi nuk dihet ende.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?