FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shifrat e frikshme/ Rusia fiton rreth 10 miliardë euro nga Kupa e Botës

Rusia po mendon që tani për efektin ekonomik që mund të ketë sjellë Kupa e Botës. Kryeministri Dmitry Medvedev ka deklaurar se, buxhetit prej 9.1 miliardë eurosh për këtë turne do t’i shtohen edhe 800 milionë të tjera, për ta çuar atë në 9.965 miliardë euro.

Për sa u përket të ardhurave, parashikimet e qeveritarëve rusë përllogariten të jenë rreth 10.9 miliardë euro, që do të thotë fitim për ta, edhe pse jo në nivelet që priten, megjithatë është ende herët për të bërë vlerësimet e sakta për ndikimin e Botërorit rus në ekonomi.

Në fakt, agjencia për matjen e riskut “Moody’s”, përpara fillimit të turneut kishte deklaruar se pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turizmi, Botërori i vitit 2018 do të kontribuojë në ekonominë ruse për një afat të shkurtër kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato që mund të kenë përfitime në këtë aspekt priten të jenë kompanitë që veprojnë në sektorin e turizmit. Këto të fundit do të kërkojnë që të përfitojnë nga momenti për të rritur ekonominë ruse, e cila pas zhvlerësimit të monedhës rubla ra në nivelet minimale përpara Kupës së Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?