Shifrat/ Higuain vlen sa i gjithë Napoli i Sarrit

Nesër në mbrëmje Juventus dhe Napoli, do të luajnë duelin e shumë pritur që do të vendosë shumë për titullin kampion. Të gjithë janë të mendimit që kjo është një sfidë pa favoritë, pasi nga njëra anë Napoli i Sarrit është etiketuar si një nga ekipet që luan më bukur, ndërkohë që në anën tjetër bardhezinjtë që janë shumë cinik dhe vrastar në momentet e duhura.

Juventusi nuk ka rival, pasi po të shikosh paratë e shpenzuara për kompletimin e skuadrës, vetëm Higuain ka kushtuar më shtrenjtë se formacioni i napolitanëve.

Sulmuesi argjentinas u ble pikërisht nga Napoli, për shumën e 90 milionë eurove, ndërsa titullarët e Sarrit kanë kushtuar të gjithë bashkë 82.3 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja sa kanë kushtuar futbollistët titullarë të Napolit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pepe Reina – 2 milionë euro

Elseid Hysaj – 5 milionë euro

Raul Albiol – 12 milionë euro

Kalidu Koulibali 7.8 milionë euro

Mario Rui – 10 milionë euro

Allan – 11.5 milionë euro

Zhorzhinjo – 9.5 milionë euro

Marek Hamshik – 5.5 milionë euro

Jose Kajehon – 9.5 milionë euro

Dries Mertens – 9.5 milionë euro

Lorenzo Insinje – ka dalë nga ekipi I të rinjve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?