FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shiten të gjitha biletat për Belgjikë-Itali, çmimi shkon deri në 1200 euro

Mund të quhet edhe një krizë për biletat e çerekfinales Belgjikë-Itali. Ka një interesim të jashtëzakonshëm për sfidën e madhe mes dy skuadrave që do të përballen në “Allianz Arena” ditën e nesërme në orën 21:00 teksa numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm është reduktuar në 20% të kapacitetit.

Për shkak të situatës nga Covid, u nxorën nga UEFA vetëm 14.500 bileta për këtë përballje të cilat u shitën menjëherë për 2-3 orë dhe nga kërkesa e lartë që ka për këtë ndeshje, shumë bileta tani i gjen në treg të zi.

Grupe të ndryshme në Facebook kanë organizuar shitje të biletave, ose më saktë rishitje të biletave të blera online dhe tani për përfitime i rishesin ato. Çmimet e biletave për ndeshjen në “Allianz Arena” varionin zyrtarisht nga 75 Euro deri në 225 Euro dhe tani kërkesat e mëdha kanë bërë që çmimi të shkojë deri në 1200 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ebay, ka shumë raste të rishitjes së biletave me 630 euro ndërsa akoma më shumë deri në 1200 euro i gjen në një sajt të specializuar si Ticombo. Në stadiumin e Myniohut, sipas rregullave strikte tifozët duhet të paraqiten me një maskë të tipit FFP2, me çertifikatën e vaksinimit të paktën 14 ditë nga doza e dytë, çertifikatën e shërimit nga Covid-19 ose një test negative të 24 orëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?