Shkarkimi i trajnerit Starova, ja “intrigat” te klubi i Partizanit
Për të tretën herë për këtë sezon, Partiza ni ndryshon trajnerin e skuadrës. Sulejman Starova është shkarkuar dje si trajner, gjë e cila është zyrtarizuar nga klubi përmes një njoftimi. E bukura e këtij lajmërimi ishte se vetë klubi pranon që trajneri është urdhëruar të dorëhiqet pas barazimit me Teutën, jo të shkarkohet direkt.
Drejtimi i është besuar Klevis Dalipit, që pas 5 sezonesh i bie radha të bëjë hapin e madh nga zv.trajner në trajner i parë. Ndryshimi është konsideruar i domosdoshëm nga klubi për të nisur një strategji rinovimi.
Por, ndonëse nuk janë thënë, në shkarkimin e Starovës ka një prapaskenë nga pas, ndaj nuk ka qenë barazimi me Teutën preteksti. “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë disa nga këto prapaskena:
1-Rezultatet e pesë ndeshjeve të fundit, që përkojnë me fazën e tretë të Superiores, janë një nga shkaqet e largimit të Starovës. 5 pikë në pesë ndeshja ka marrë skuadra në fazën e tretë, ecuri e ngjashme me Partizanin e fazës së parë të drejtuar nga Mark Iuliano.
2-Problemet e merkatos kanë pasur ndikimet e veta, pasi Starova nuk është pyetur për lojtarët e afruar gjatë janarit.
3-Ndikim mund të ketë pasur edhe formacioni tip që Starova përdori në këtë pjesë të dytë të sezonit, duke insistuar te dyshja sulmuese Progni-Bardhi, duke anashkaluar përforcimet që kreu klubi në këtë repart gjatë merkatos së dimrit.
/panorama
KOHA JONË SONDAZH

