Shkëlqeu në Botëror, Barcelona në sulm për mbrojtësin senegalez
Kur të troket fati në derë thonë t’i hapësh derën dhe për mbrojtësin senegalez, Moussa Wague duket se ka ardhur momenti për të vepruar. Kjo, pasi mbrojtësi i cili aktivizohet në Belgjikë, në radhët e Eupen është një objektiv i Barcelonës. Sipas “Mundo Deportivo”, kjo situatë ka nxitur diskutime me Eupen lidhur me një marrëveshje të mundshme gjatë kësaj merkatoje.
Raporti sugjeron që Wague fillimisht do të kalonte kohë tek skuadra B e katalanasve, por gjigandët spanjollë po kërkojnë të spostojnë Sergi Roberto nga e djathta në mesfushë, duke krijuar hapësira në prapavijë.
Drejtori sportiv Eric Abidal dhe menaxheri i përgjithshëm Pep Segura thuhet se po punojnë për një marrëveshje me Eupen në mënyrë që Wague të transferohet në Katalonjë përpara startit të sezonit. Wague e nisi karrierën e tij në Belgjikë, por 19-vjeçari e tregoi veten në skenën botërore, duke përfaqësuar Senegalin në Kupën Botërore.
Wague ka bërë gjithsej 40 paraqitje për skuadrën e Eupen, ndërkohë që në 12 raste është aktivizuar me kombëtaren afrikane.
KOHA JONË SONDAZH

