FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqeu në Kupën e Botës, Januzaj drejt rikthimit në Premier League

Adnan Januzaj mund ta shohim në sezonin e ri sërish në Premier League. Everton ka nisur kontaktet me futbollistin kosovar, të natyralizuar si belg, për një rikthim të mundshëm të tij në Angli.

Januzaj, aktualisht luan në La Liga me Real Sociedad, pasi verën e kaluar u transferua nga Manchester United për 11 milionë euro. Ai bëri një sezon të parë pozitiv në “San Sebastian”, gjë që solli edhe grumbullimin në Kupën e Botës me Blegjikën, ku edhe shënoi një gol në përballjen ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë në grupe.

Paraqitja e Januzaj në Botëror duket se ka tërhequr vëmendjen e Everton, që dëshiron ta rikthejë kosovarin në Angli. Për të do të ishte një aventurë e re, pasi më parë ka luajtur me Manchester United dhe i huazuar te Sunderland.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?