Shkëlqeu në Superiore, një brazilian për sulmin tek Flamurtari
25-vjeçari brazilian Pedro Augusto, është lojtari më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat, ka prezantuar këtë të martë, ish-sulmuesin e Egnatias.
Përforcim i rëndësishëm për sulmin e kuqezinjve, me brazilianin që shihet si zgjidhja e duhur për repartin e avancuar, duke parë edhe formën e mirë që tregoi një vit më parë në Superiore.
Flamurtari është një nga skuadrat pretendente për tu ngjitur në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për përforcimin e ekipit.
KOHA JONË SONDAZH

