FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëmbi: Duhet kohë për të parë “fytyrën e vërtetë” të Dinamos, Laçi ekip i vështirë!

Dinamo-Laçi do të jetë ndeshja e parë që do të hapë javën e dytë të Abissnet Superiore. Pas nisjes fantastike ndaj Kastriotit dinamovitët këtë herë do të luajnë në “Elbasana Arena”. Në konferencën për shtyp, trajneri Bledi Shkëmbi vlerësoi kurbinasit.

“Laçi është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Dinamo dhe për emrin e madh që kemi duhet të luajmë për maksimumin. Kam besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Pavarësisht se nga Laçi janë larguar disa lojtarë dhe ka ardhur një trajneri i ri, egoja dhe dëshira për të bërë mirë është arma e tyre më e fortë. Emrat ndryshojnë por Laçi është po ai ekip i fortë që mund t’i hapë probleme çdo ekipi.

Për të parë Dinamon më të mirë duhet ende kohë dhe nuk mund ta përcaktoj se kur do shihni fytyrën tonë të vërtetë. Gjithsesi jam i bindur që ekipi do të vijë në rritje. Do të më pëlqente të luanim në Tiranë pasi do të kishim më shumë tifozë në stadium, por mundësitë këto janë dhe Elbasan Arena është një fushë me një tapet të shkëlqyer që i përshtatet cilësive tona si ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi Dinamo dhe do të kërkojmë të mbajmë lart emrin e madh që ka ky klub. Presidenti ka bërë investime serioze dhe objektivi ynë është ai maksimali”, deklaroi Shkëmbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?