Shkëndija kërkon surprizën ndaj Salzburgut, zbulohen formacionet zyrtare
Shkëndija e Tetovës luan në Austri sot ndeshjen e parë të turit të tretë të Champions League. Shorti e ka vënë përballë skuadrës së fortë të Salzburgut, që është një ekip i njohur në arenën europiane.
Trajneri i ekipit tetovar, Qatip Osmani ka përzgjedhur lojtarët që do të hedhë në fushë , teksa bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Valmir Nafiut, që luan si sulmues anësor. Gledi Mici është i gatshëm për këtë ndeshje, por nuk e nis nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Salzburg: Stankoviç, Jabo, Samaseku, Dabur, Volf, Andre Ramalho, Junuzoviç, Ulmer, Lainer, Pongraçiç, Shlager.
Shkëndija: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre, Selmani, Murati, Zhunior, Adili, Nafiu.
KOHA JONË SONDAZH

