Shkëndija mundet thellë në ndeshjen e parë, kuqezinjtë pranë eliminimit (VIDEO)

Shkëndija ka pësuar një disfatë të thellë në shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të turit të tretë në Champions League ndaj Salzburgut. Skuadra e Qatip Osmanit ka vuajtur superioritetin e ekipit austriak, që ka arritur të shfrytëzojë faktorin fushë, për të hedhur një hap drejt kualifikimit.

Dabbour zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë pas 16 minutash, ndërkohë që në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi dhe golin e dytë. Ekipi austriak shënoi golin e tretë në pjesën e dytë me Samasskou sërish me penallti, ndërkohë që luajti 7 minutat e fundit të kohës së rregullt me një lojtar më pak, por që nuk u shfrytëzua nga ekipi i Shkëndijës.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave dhe jep pak shpresa për ekipin shqiptar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?