Shkodran Mustafit-tifozët shqiptarë, “mos harro nga vjen!”
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkdoran Mustafi ka pozuar në Facebook një foto me motrën e tij, tepër të lumtur, duke bërë xhiro nëpër rrugët e Valencias, dhe duke ngjallur edhe reagimet më të shumta të tifozëve shqiptarë. Njëri nga tifozët i kujton Mustafit, që të mos harrojë se nga vjen, duke i shpalosur edhe flamurin kuqezi, ndërsa një tifoz tjetër e fton para sezonit të plazhit atë dhe tifozët e tjerë për të pronotuar një vend në Ksamil. Mustafi ishte futbollisti i parë me origjinë shqiptare që u shpall kampion bote në Brazil 2014, ndonëse me një përfaqësuese tjetër, atë gjermane
KOHA JONË SONDAZH

