Shkupi barazon me gjigantët skocez, eliminohet me “nder” nga Europa League
Shkupi e mbylli me nder aventurën e saj në Europa League. Skuadra shqiptare që luan në Maqedoni barazoi 0-0 në takimin e kthimit ndaj gjigantëve skocezë të Glasgow Rangers që drejtohen nga ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit Steven Gerard.
Pas humbjes 2-0 në sfidën e parë, Shkupi bëri një paraqitje akoma më të mirë në takimin e kthimit përpara tifozerisë së saj në stadiumin “Philip 2 Arena” në kryeqytetin e Maqedonisë madje kishte disa shanse të mira për të tentuar edhe fitoren.
Megjithatë në fund ky mund të konsiderohet një barazim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Zekerija Ramadani me Shkupin që u eliminua me nder nga Europa League./ss/
KOHA JONË SONDAZH

