Shokët e tij derdhin djersë në fushë, ylli i Anglisë shijon pushimet në Ibiza (FOTO LAJM)
James Maddison mund të ishte protagonist te Anglia nëse do të kishte marrë një ftesë nga trajneri Southgate, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Futbollisti i Leicester tashmë është po shijon pushimet e tij të verës në Ibiza, ndërkohë që sheh shokët nga ekrani.
24-vjeçari duket se i ka shfrytëzuar mjaft mirë këto ditë, teksa është fotografuar nën shoqërinë e një bukurosheje. Edhe pse shënoi 11 gola dhe dha 10 asistë, këto nuk mjaftuan që ai të bëhej pjesë e listë së Tre Luanëve.
Foden, Grealish dhe Mount ja bënë më të vështirë prezencën në listën e Anglisë, që është e mbushur me yje. /R.Lika-Koha Jone/





KOHA JONË SONDAZH

