Shoqata e Arbitrave dënon veprimin antisportiv të deputetit Braçe

Shoqata e Arbitrave ka reaguar në lidhje me veprimin e deputetit Erion Braçe në sfidën ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut. Në përfundim të takimit, Braçe i ulur në tribunën VIP ka goditur me çakmak gjyqtarin Andi Koçi. Një veprim i tillë ka bërë menjëherë jehonën dhe u shpërnda me shpejtësi në media, ndërsa tani është radha e Shoqatës së Gjyqtarëve për të reaguar, pasi në fund u sulmua një nga anëtarët e këtij kolegjiumi.

“Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk I përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”, – shkruhet në deklaratën e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?