Short i favorshëm për Shqipërinë në Ligën e Kombeve, Kosova sfidon Greqinë
Në Amsterdam është hedhur shorti i Ligës së Kombëve për edicionin e dytë. Fati i ka “buzëqeshur” Kombëtares sonë, teksa është shortuar në Ligën C, në Grupin e Katërt. Rivali më i vështirë do të jetë Bjellorusia, ndërkohë që disi më të lehtë në letër janë Lituani dhe Kazakistani. Vështirësia më e madhe padyshim do të jetë distanca e madhe për udhëtimet në sfidat në transfertë.
Më pak fat ka pasur Kosova, që është shortuar në të njëjtën Ligë, por në Grupin e Tretë. Dardanët do të sfidojnë Greqinë, në një duel që pritet të jetë i ndezur. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë as me Slloveninë, ndërkohë që në letër më inferior është Moldavia.
LIGA C
Grupi 1: Mali i Zi, Qipro, Luksemburg, Azerbajxhan
Grupi 2: Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Estoni, Armeni
Grupi 3: Greqi, Kosova, Slloveni, Moldavi
Grupi 4: Shqipëri, Bjellorusi, Lituani, Kazakistan
KOHA JONË SONDAZH

