Shorti e vendosi përballë Sitit, Klop: U realizua ëndrra e tifozëve të Mançester Junajtid

Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur në Nion ka vendosur përballë dy skuadra angleze, Liverpuli dhe Siti. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klop e ka cilësuar si një ëndërr për tifozët e Junajid faktin që “goglat” vendosën për një duel të tillë. Gjermani u shpreh se nuk ka mbetur i mërzitur nga ky fakt.

“Besoj se ishte një ëndërr për tifozët e Junajtid, që shorti na vendosi përballë Sitit (qesh). Sinqerisht nuk dua t’ia di pasi do të kemi shumë kohë për t’u përgatitur. Në të gjitha ndeshjet që kemi bërë deri sot, kemi marrë aq sa kemi dhënë, prandaj edhe këtë herë besoj se do të jetë ashtu. Kundërshtar kemi Sitin dhe le të luajmë kundër Sitit, pasi nuk ka asnjë problem. E di që Liverpuli nuk është kundërshtari që ata donin, por ky ishte shorti.

Mund të them se kjo ndeshje nuk i bën mirë futbollit anglez, pasi njëri ekip duhet të kalojë në gjysmëfinale. Ndeshjet me Sitin? Ne kemi fituar një dhe kemi humbur një tjetër, prandaj them se kjo do të jetë një ndeshje e fortë dhe e di që nuk jemi favoritë për të fituar. Askush nuk është pretendent, përveç Bajernit dhe Barcelonës. Më vjen mirë për shortin, pasi gjithçka është e mundshme”, – u shpreh trajneri Jurgen Klop për mediet britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?