Shorti i Championsit/ Messi kundër Ronaldos, Interi në grup “ferri”
Shorti i Champions League ka rezervuar sfida spektakolare. Goglat e hedhura në Gjeneve të Zvicrës kanë vendosur në të njëjtin grup Barcelonën dhe Juventusin, duke rikthyer përballjen mes Messit dhe Ronaldos. Kjo do të jetë hera e parë që dy jashtëtokësorët do të përballen me njëri-tjetrin që nga largimi i sulmuesit argjentinas te skuadra e bardhezinjve. Në të njëjtën grup me dy gjgantët e futbollit evropian do të jetë edhe Myrto Uzunin me Ferencvarosin e tij, pa harruar as Dinamon e Kievit. Pritet të jetë një përballje italo-spanjolle për të siguruar vendin e parë.
Kampionët në fuqi të Bayernit janë shortuar në grupin A, ku do të përballen me Atletico Madridin e Simeones, ndërkohë që Salzburgu dhe Lokomotiva e Moskës nuk janë aspak ekipe për t’u nënvlerësuar. Shumë interesant është edhe Grupi B, ku Interi nuk është se ka qenë me fat, teksa ka peshkuar rekordmenët e Real Madridit.
Nuk do të jetë aspak i thjeshtë misioni për kualifikim, pasi Shakhtar Donesk dhe Borussia Monchladbah nuk janë ekipet për t’u nënvlerësuar. Manchester City në grupin C nuk pritet ta ketë të vështirë për të dalë në vendin e parë, pasi ka kundërshtarë të një niveli më të ulët. Pa fat edhe Atalanta që do të sfidojë Liverpoolin dhe Ajaxin për të siguruar një vend për në fazën tjetër.
Në Grupin E, Sevilla dhe Chelsea pritet të luftojnë me njëra-tjetrën për vendin e parë. Grupi më i ekuilibruar dhe më i vështiri mund të cilësohet ai H, teksa Manchester United, do të sfidojë PSG, Leipzig dhe Instanbul Basaksehir.
Grupi A
Bayern
Atletico Madrid
Salzburg
Lokomotiva e Moskës
Grupi B
Real Madrid
Shakhtar Donesk
Inter
B.Monchegladbah
Grupi C
Fc Porto
Manchester City
Olympiacos
Marsielle
Grupi D
Liverpool
Ajax
Atalanta
Mitjyland
Grupi E
Sevilla
Chelsea
Krasnodar
Rennais
Grupi F
Zenit
Dortmund
Lazio
Club Brugge
Grupi G
Juventus
Barcelona
Dinamo Kiev
Ferencvaros
Grupi H
PSG
Manchester United
Leipzig
Instanbul Basaksehir
KOHA JONË SONDAZH

