Shorti i Europa League/ Arsenali “peshkon” Atletikon e Simeones

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League. Arsenal do të presë Atletiko Madrid. “Topçinjtë” e Londrës dje në mbrëmje kaluan Lokomotivën e Moskës pas barazimit 2-2 sfidën e kthimit. Atletiko Madrid ndërkohë u mposht nga Sportingu 1-0 duelin e kthimit, por kishte triumfuar 2-0 ndeshjen e parë. Për ekipin anglez ky kompeticion shihet si shpëtim për sezonin e dobët.

Ndërkohë që Marseja do të përballet me Salzburgun, teksa skuadra austriake dje në mbrëmje eliminoi në mënyrë surprizuese ekipin e Lacios. Ekipi francez bëri një përmbsyje spektakolare ndaj Lajpcig dhe shihet si favorite në këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?