Shorti i rezervoi Realin, Hejkens: Do të jetë një ndeshje e çmendur!

Shorti i Ligës së Kampionëve rezervoi një përballje titanike mes Bajernit dhe Realit. Pas hedhjes së goglave, ka reaguar strategu i bavarezëve, Jup Hejkens. Numri një i pankinës kampionëve të Gjermanisë është shprehur pozitiv për shortin.

“Kam kujtime të mira për tripletën. Kemi luajtur kundër Juventus dhe Barcelonës në shtëpi. Shpresoj që kjo të jetë një shenjë e mirë. Bajern- Real Madrid? Do të jetë një ndeshje emocionuese, super e çmendur, në kuptimin e mirë të fjalës”- ka thënë bosi i kampionëve të kampionatit gjerman.

Ndërkohë që Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhixh e ka cilësuar si një short të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një kundërshtar me të vërtetë i mirë, jemi përballur me ta vitin e kaluar. Këtë vit duam të bëjmë më mirë për të arritur në finale. Për të arritur këtë objektiv duhet të mundim çdo ekip. Jemi optimistë”,ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?