Shorti i UEFA-s/ Shqipëria U-21 në Grupin E, ja kush janë rivalët në kualifikueset e Europianit 2025

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampinatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s. Kujtojmë që dy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, dy skuadra që do të jenë të impenjuara edhe në finalet e Europianit 2023 në muajt qershor-korrik.

Për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit, përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e tyre të Grupit E për të vendosur edhe kalendarin përfundimtar. Duke parë përbërjen e grupit, Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të synojë të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të turneut, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në eliminatoret e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5 të tilla. Sipas renditjes së UEFA-s, Shqipëria U-21 ishte e pozicionuar në vendin e 36-të. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?