FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Riberi: Në vitin 2013 më vodhën “Topin e Artë”

Frenk Riberi së fundmi ka dhënë një intervistë për kanalin francez “Canal +”, ku ka komentuar disa nga momentet e karrierës së tij. Mesfushori i njohur ka një peng të madh në karrierën e tij, i cili është “Topi i Arë” në vitin 2013, teksa në fund ky çmim shkoi te Kristiano Ronaldo.

“Për mua ishte vjedhje. Kisha mbështetjen e disa francezëve, por nuk kisha mbështetjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo. A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitonte Mesi apo Riberi? Sigurisht që jo.

Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Kristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Nuk kisha as mbështetjen e vendit tim, imagjino të vendeve të tjera”, u shpreh mesfushori i Bajerit të Mynihut. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?