FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpresat kuqezi miqësore me Italinë më 11 shtator

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.

Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshjë të vlefshme për eliminatoret, Spanjë-Shqipëri me 6 shtator. Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21:

Swiss Digital Desktop Reklama

11 tetor 2018 Shqipëri-Spanjë
16 tetor 2018 Estoni-Shqipëri

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?