FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiperi-Marok sonte. Formacioni

Sot në orën 20:30 Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë miqësoren kundër Marokut e cila do të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin Gianni de Biasi në prag të kualifikueseve për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Në sfidën ndaj Marokut vendin e ish-kapitenit Lorik Cana në qendër të mbrojtjes do ta marrë Berat Gjimshiti që së bashku me Mërgim Mavrajnë do të jetë dyshja përpara portierit Etrit Berisha.

Në të djathtë tashmë vendi në formacion duket i rezervuar për Elseid Hysaj, ndërsa befasia në të majtë të mbrojtjes është Lenjani i cili zëvendëson Agollin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Risia në mesfushë mban emrin Jamir Hyka të cilit i jepet një mundësi në të djathtë të mesfushës, shkruan Syri.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër surprizë e këtij formacioni pritet të jetë Sokol Cikalleshi i cili me shumë mundësi do ta nisë sfidën si një titullar.

Ky është formacioni i mundshëm dhe eksperimental i De Biasit para ndeshjes së 5 shtatorit kundër Maqedonisë të vlefshme për Botërorin ‘Rusi 2018’.

 

 

FORMACIONI I MUNDSHËM  I SHQIPËRISË 4-5-1:

—————-Berisha—————–

Hysaj–Gjimshiti–Mavraj–Lenjani

——–Basha–Xhka–Abrashi——-

Gashi——————————Hyka

—————-Cikalleshi—————

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?