Shqipëria dhe Kosova fitojnë pozicione në renditjen e FIFA
Shqipëria dhe Kosova kanë fituar pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin shator. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kanë ngjitur tri vende, si pasojë e dy fitoreve në kualifikueset e “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Shqipëria kishte muaj që nuk ndryshonte pozicion po rezultati pozitiv ndaj Hungarisë 1-0, i ka shtuar ndjeshëm pikë.
Kosova pozicionohet tashmë e 109-ta në listën e kombëtareve botërore. “Dardanët” kanë fituar në total 6 vende, nga të 115-tët ku ishin në muajin e kaluar.
Sa i përket renditjes, Belgjika mbetet në vendin e parë, ndërkohë që në të dytën është Brazili. Anglia ka fituar një pozicion nga muaji i kaluar duke i marrë vendin e tretë Francës. Italia mbetet e 5-ta.