Shqipëria ëndërron një vend në “Play Off”, por Botërori është mision thuajse i pamundur!
Shqipëria ka shanse mjaft të mira për të mbajtur vendin e dytë në grupin I, por i duhet të bëjë dy rezultate të mira ndaj rivalëve direkt. Kuqezinjtë duhet të fitojnë kundër Hungarisë në transfertë dhe më pas të mposhtin edhe Poloninë në vendin tonë.
Në Botërorin “Katar 2022” do të shkojnë 13 përfaqësuese nga Europa. Në kualifikueset zyrtare, do të kualifikohen vetëm 10 vendet e para. 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve dhe 12 skuadra të ndara në 3 grupe me nga katër do të çojnë vetëm 3 ekipe në Katar.
Në total, nga Europa, 13 Kombëtare do të marrin pjesë në Botërorin “Katar 2022”. Një mision që duket shumë i vështirë duke marrë në konsideratë faktin se niveli i skuadrave që do ta marrin pjesë në “Play Off” është shumë i lartë.
KOHA JONË SONDAZH

