FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria, në pritje të fitores!

Në orën 21:00 kombëtarja shqiptare do te zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në grup me Rumaninë, por që në fakt është ndeshja me e rëndësishmja. Nga rezultati i ndeshjes do të përcaktohet deri diku edhe rrugëtimi i skuadrës sonë në këtë Europian.

Rumunët e konsiderojnë këtë një ndeshje për jetë a vdekje. Trajneri De Biasi ka vendosur që Lorik Cana të mos jetë pjesë e formacionit bazë. Në vend të tij do të luaj mbrojtësi Ajeti, ashtu sikundër Francës.

Një ditë më parë De Biasi deklaroi se sot do te shënojmë gol, por edhe nuk duhet që të pësojmë. Skuadra që do të fitojë këtë duel, do të ketë edhe përfitime financiare nga UEFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

1 milion euro është shpërblimi i fitores, ndërkohë që 1.5 milionë euro është shpërblimi që u jepet Federatave në rast se kalojnë grupin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?