Shqipëria po planifikon një miqësore para duelit ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë një takim miqësor pak ditë përpara nisjes së fushatës kualifikuese të Europianit 2024, ku do të luajë me Poloninë e Lewandowskit.

Mësohet nga burime pranë FSHF-së, se trajneri Sylvinho do ta nisë aventurën e tij në “Air Albania”, me një miqësore me kombëtaren e Uzbekistanit.

Ende nuk është bërë zyrtare, por federata është në negociata për të lënë një takim të tillë dhe shumë shpejt do të publikojë edhe lajmin, për ndeshjen që do të luhet më datë 24 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Caktimi i një ndeshjeje me një kundërshtar të lehtë do të bëhet për arsye të mosngarkesës pak ditë para përballjes me Poloninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?