FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria sfidë historike ndaj Andorrës, zbulohet formacioni i Sylvinhos

Shqipëria zbret sot në fushë në orën 20:45, në një duel jetik për fatet e saj në Play Off-in e Botërorit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të përballen me Andorrën, skuadër që e mbyll grupin në vendin e fundit dhe pa asnjë objektiv real, por që pritet të kërkojë të prishë festën e vendasve.

Me 11 pikë dhe vendin e dytë në grup, Shqipëria kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit historik. Trajneri brazilian ka zgjedhur të mos bëjë eksperimente, në fushë zbret formacioni më i mirë i mundshëm, me emra që kanë dhënë garanci në ndeshjet e fundit.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Strakosha – Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj – Asllani, Laci, Shehu – Hoxha, Manaj, Broja

Swiss Digital Mobile Reklama

Sylvinho ruan boshtin e njohur të skuadrës, me Strakoshën që kthehet në portë si garanci për eksperiencë dhe qetësi. Mbrojtja përbëhet nga katërshja klasike Hysaj–Gjimshiti–Ajeti–Mitaj, një linjë që ka treguar stabilitet dhe disiplinë taktike.

Në mesfushë, Asllani është dirigjenti, ndërsa Shehu dhe Laci pritet të sjellin agresivitet dhe energji, duke ndihmuar si në prapavijë ashtu edhe në fazën ofensive.

Në sulm, Broja dhe Manaj do të jenë pikat e referimit për golin, me Hoxhën që pritet të mbështesë nga krahët me shpejtësi dhe depërtime. Kjo treshe sulmuese sinjalizon qartë se Sylvinho kërkon fitore me çdo kusht.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "FORMACIONI 1 STRAKOSHA 4 HYSAJ 6 GJIMSHITI (c) 5 AJETI 3 MITAJ 8 ASLLANI 15 SHEHU 14 LAÇI 22 BROJA 21 HOXHA 7 MANAJ 增VS 본 ဖေင VS FSHF 20:45 ESTADI FAF"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?