FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria u ndëshkua 3-0 në tavolinë, vendosi Gazprom jo UEFA!

 Një version i prapaskenës, pas dyshimeve se ka pasur ndikim politik, ka dalë tashmë në disa media evropiane, se si ka mundur të ndikohet vendimi i fundit kundër Shqipërisë, nga UEFA.

Shqipëria u dënua me humbje 3:0 pas triumfit heroik në Beograd, ku u shpall Shqipëria Etnike më 14 tetor. Por, UEFA dhunën fizike ndaj lojtarëve shqiptarë e përkufizoi si të “mirë”, madje as nuk e dënoi Serbinë për racizëm. Mendohet se ky vendim i UEFA-së është ndikuar në masë të madhe nga gjiganti rus i gazit, Gazprom. Dihet se kjo kompani është sponsori kryesor i UEFA-s dhe pronarët janë miq të vjetër të Michel Platini. Po ashtu, në Serbi do të ndërtohet së shpejti një gaz-sjellës i cili do të lidhë Evropën-Juglindore e natyrisht se aty iniciativën kryesore e ka pasur Gazpromi. Gazsjellësi është i financuar nga Rusia. Një prapaskenë kjo mjaft serioze, por që ende nuk ka ndonjë konfirmim po ashtu serioz

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?