Shqiptari Bardhi dhe Boateng i shkaktojnë humbjen e parë Barcelonës në La Liga (VIDEO)
Barcelona pëson humbjen e parë në këtë sezon në La Liga. Levante i ka shkaktuar disfatën e parë në një ndeshje spektakolare të mbyllur në shifrat 5-4,
Në Valencia u luajt një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni, ku protagonistë ishin 3 lojtarë, njëri prej të cilëve shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi. Emanuel Boateng shënoi tripletë për Levanten, ndërsa Bardhi dopietë, duke zhvlerësuar 3 golat e shënuar nga Kutinjo dhe një nga Suarez për Barcelonën nga pika e bardhë.
Sulmuesi i Kombëtares sonë, Armando Sadiku nuk luajti asnjë minutë, madje as nuk ishte grumbulluar, ndërkohë trajneri Valverde nuk kishte marrë me vete as Lionel Mesin.
KOHA JONË SONDAZH

