Është me aftësi ndryshe, por ky fakt nuk e ka ndaluar Haki Doku për të marrë iniciativa të “rrezikshme” që për 48 vjeçarin nga Kruja kanë rezultuar të suksesshme, madje i kanë siguruar dhe shkrimin e emrit me gërma të arta në librin e rekordeve “Guinnes”.

Pak nga nevoja dhe pak nga këmbëngulja e Doku-t, rekordet botërore erdhën. Rekordi i parë i 48 vjeçarit u vendos në “Arena di Milano” ku për 12 orë fitoi maratonën e personave me aftësi të kufizuar, ndërsa ai i dyti u vendos ku Doku zbriti dy ndërtesa 61 katëshe, gjithsej 122 kate për vetëm 1 orë.

Në vitin e ardhshëm, Haki Doku pretendon të zbresë nga ndërtesa më e lartë në botë, 160 katëshe e  Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe brënda 1 ore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama