FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari nënshkruan kontratën e bujshme me Bayernin

Ai është vetëm 19-vjeç, i datëlindjes 1999, gjerman me origjinë kosovare, dhe sapo ka nënshkruar kontratën më të bujshme të hapave të parë të karrierës së tij.

Po flasim për Meritan Shabanin, mesfushorin me tipare sulmuese të akademisë së Bayern Munchen, i cili vetëm pak momente më parë, siç është publikuar nga llogaria zyrtare e gjigantëve të Bundesligës në rrjetin social “Twitter”, ka nënshkruar kontratën për kalimin nga 19-vjeçarët tek ekipi i parë i bavarezëve, deri në vitin 2020.

“Bayerni është klubi im dhe fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, citohet të ketë thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/FCBayernEN/status/994128225730289664

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?