Shtohen telashet për Mancinin, dy mesfushorë braktisin stërvitjen tek Italia

Roberto Mancini ka edhe probleme të tjera përveç faktit se Italia e tij nuk fiton më që nga triumfi në Evropian. Dy mesfushorët Marco Verratti dhe Lorenzo Pellegrini janë larguar para kohe nga grumbullimi, pasi problemet fizike nuk i lejojnë që të jenë në dispozicion për sfidën e të mërkurës në mbrëmje ndaj Lituanisë.

Trajneri dhe stafi mjekësor kanë vendosur që t’i rikthejnë para kohe në ekipet përkatëse, ndërsa ndaj lituanëve pritet që Mancini të bëjë disa ndryshime në formacion.

Italia ka një rekord prej 36 ndeshjesh pa humbje, por dy barazime e fundit kanë shqetësuar disi “Të Kaltrit” që shpresojnë që ta rregullojnë kundër Lituanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?