Shtyhet derbi Partizani-Tirana, do të luhet pas 23 ditësh në “Air Albania”

Dueli i javës së gjashtë në Superiore mes Partizanit dhe Tiranës, i programuar të luhej të martën e 26 shtatorit, do të zhvillohet 23 ditë më vonë.

Drejtuesit e dy klubeve janë mbledhur ditën e sotme në lidhje me organizimin e derbit të zjarrtë. Në takimin mes palëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në FSHF.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja të spostohet për datë 19 tetor 2023. Që t’u japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?