FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyhet për të premten takimin Perez-Modric, ja oferta e “galaktikëve”

Dita e premte do të jetë vendimtare për të ardhmen e Luka Modric. Pikërisht më 10 gusht do të zhvillohet edhe takimi i shumëpritur mes presidentit të Realit të Madridit dhe mesfushorit kroat, i cili do të kërkojë largimin nga skuadra ku fitoi tre Champions radhazi (katër në total), për të nisur një epokë të re në karrierën e tij, pikërisht tek Interi në Serinë A.

Reali vazhdon të rezistojë dhe është gatu t’i ofrojë një pagë 12 milionë euro në sezon, por Modric tashmë nuk dëshiron të bëjë prapakthehu. Perez u shfaq i prerë pak ditë më parë kur u shpreh: “E vetmja mundësi që Modric të braktisë Realin është që dikush të paguajë 750 milionë euro).

Zëvendëspresidenti Sanzhez ia ka bërë të qartë mesfushorit se klubi nuk ka plan të privohet nga shërbimet e tij. Por Modric këmbëngul që të largohet, pasi Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 10 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?