Shulku zbulon projektet e reja të FSHF-së për 2018-ën
Ilir Shulku në një intervistë për revistën “Albanian Football” të FSHF-së ka folur për projektet e reja që ka ndërmarrë për vitin 2018-të.
Një muaj me shumë ngarkesë, kjo nisur nga shumë turne zyrtarë që UEFA i ka besuar Shqipërisë, por edhe projekteve të tjera?
Dhe jo vetëm turnetë zyrtarë. Sidoqoftë më duhet të them që sipërmarrjet tona për organizimin dhe zhvillimin e raundeve eliminatorë të moshave në Shqipëri është një besim shumë i madh i UEFA-s në drejtim të FSHF-së. Dhe një diçka e tillë nuk ka ardhur rastësisht, por nga konkluzionet shumë pozitive që FSHF ka patur në organizimin e turneve të mëparshëm. Mbyllëm edhe turneun e tretë eliminator. Por, nuk janë vetëm këto, pasi një gamë të madhe të eventeve në institucion, por edhe të shumë nismave, apo edhe projekteve që kryesisht kanë fokusin te prioritetet tona si federatë.
Prioritete të cilat ku janë të përqendruara?
Janë tashmë të shpallura prej kohësh. Futbolli i fëmijëve, futbolli amator, por edhe Akademia e Arbitrimit. Janë stacionet absolute ku FSHF do të ndalet gjatë dhe me strategji përkatëse. Shumë shpejt do të nisim edhe implementimin e projektit “Grou”, edhe kjo e lidhur ngushtë me shumë sektorë, por edhe në vijimësinë e projektit “Grassroots” për fëmijët. Për projektin “Grou” janë afruar edhe disa djem ambiciozë për të organizuar brenda të gjitha kontureve maksimale profesionale atë që kërkohet. Departamentet përkatëse kanë hartuar edhe strategjitë e tyre të cilat janë shkrirë në një të vetme dhe gati për zbatim. Nuk do të harroja këtu një projekt shumë ambicioz që mori start në muajin qershor që ishte edhe projekti “Topi Yt”, ku për të klubet e të gjitha niveleve u shpërndanë edhe topat falas, që nga Kategoria Superiore, e deri te ekipet amatore të moshave.
Në lidhje me ekipet kombëtare, edhe aty vijon sezoni me takimet miqësore, por edhe sfida të tjera?
Absolutisht. Sektori përkatës nën një koordinim të plotë është gjatë gjithë kohës në shërbim të ekipeve kombëtare, takimeve miqësore, por edhe përgatitjes së sfidave zyrtare. Më duhet të shtoj këtu që paralelisht janë ngritur edhe ekipet kombëtare të ndërmjetme, U-16, U-18 dhe U-20, me datëlindjet përkatëse, duke planifikuar edhe për këto grupe stejxhe stërvitore, seleksionimet përkatëse, por edhe miqësore, sikundër ishte një e radhës në Tbilisi e skuadrës kombëtare U-20. Nuk duhet të harrojmë faktin që çdo datë e lirë për kombëtaren A dhe jo vetëm do të shfrytëzohet dhe do ti vihet në dispozicion trajnerëve të ekipeve kombëtare për të patur më shumë kohë në dispozicion me ekipet. Siç jeni në dijeni, sezonin e ardhshëm ekipi kombëtar do të marrë pjesë paralelisht edhe në eliminatoret e Evropianit, por edhe në Kupën e Kombeve. Por edhe një risi tjetër, atë të ngritjes së ekipit kombëtar të femrave U-17, duke pasuar kështu me një tjetër projekt për të patur një grup zinxhir të të gjitha moshave edhe për futbollin e femrave.
KOHA JONË SONDAZH

